Kimi Antonelli vazhdon sezonin e jashtëzakonshëm në Formula 1. Piloti italian i Mercedesit fitoi Çmimin e Madh të Monakos, duke regjistruar suksesin e pestë radhazi dhe duke forcuar kreun e renditjes së kampionatit botëror.
I nisur nga pole position-i, Antonelli dominoi garën në rrugët e Monte Karlos, pavarësisht ndërprerjeve në fund të saj për shkak të Safety Car-it dhe flamurit të kuq. Pas rifillimit, italiani menaxhoi në mënyrë perfekte avantazhin ndaj Lewis Hamiltonit, duke siguruar fitoren e tij të radhës.
Hamilton u rendit i dyti, ndërsa Isack Hadjar kompletoi podiumin. Gara përfundoi para kohe për Charles Leclerc, i cili u përplas me barrierat 12 xhiro nga fundi, ndërsa Max Verstappen u tërhoq që në xhiron e parë për probleme teknike. Nuk e përfundoi garën as kampioni në fuqi, Lando Norris, i detyruar të braktiste për defekt mekanik.
Me këtë sukses, Antonelli bëhet italiani i tretë që fiton në Monako pas Riccardo Patrese dhe Jarno Trulli. Në renditjen e përgjithshme, ai kryeson me 156 pikë, 66 më shumë se ndjekësi më i afërt, Lewis Hamilton.
