TIRANE

Pas gati tre vjet e gjysmë larg vëmendjes së publikut, Adele bëri shfaqjen e parë televizive në emisionin “Saturday Night Live”. Këngëtarja e hitit “Someone Like You” doli për herë të parë në skenë pas humbjes drastike në peshë.

Adele bëri shaka për rënien drastike në peshë dhe u tha fansave se ‘albumi nuk ka mbaruar akoma’. “E di që dukem me të vërtetë ndryshe që kur më patë për herë të fundit”, tha 32-vjeçarja, teksa u ngjit në skenë.

“Por në fakt, për shkak të të gjitha kufizimeve të COVID më duhej të udhëtoja lehtë dhe mund të sillja vetëm gjysmën time dhe kjo është gjysma që zgjodha’- tha këngëtarja duke qeshur.

Sido që të jetë, ky ndryshim i Adele ka befasuar të gjithë dhe tashmë po vazhdon të marrë vëmendje me secilën paraqitje të saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb