KORÇË

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin nacional Korçë – Ersekë, në afërsi të fshatit Helmes. Një minibus i linjës së Tiranës me pasagjerë është përplasur me një mjet të tipit Benz.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të dukshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme dhe për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb