Vitin e kaluar, çifti i njohur në muzikë i viteve ’90-të, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi, i kanë dhënë fund martesës.

Pas këtij vendimi kompozitori vendosi të jetojë përfundimisht në Tiranë, ndërsa kantautorja me dy fëmijët në New York. Ndonëse prindërit e tyre janë të njohur për publikun shqiptar, fëmijët e artistëve pothuajse asnjëherë nuk janë përfolur në media. Deri më tani, ku vajza e Shpëtimit dhe Mirës, Era Saraçi ka tërhequr vëmendjen ne rrjetet sociale.

Ajo është shumë aktive në Instagramin e saj ku numëron disa mijëra ndjekës. Këtyre të fundit nuk u ka shpëtuar një detaj në fotot e Erës. Stilisti dhe ylli televiziv amerikan, O’Neal McKnigh komenton në pothuajse çdo foto të vajzës së artistëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Akoma mbetet mister nëse dyshja gëzojnë shoqëri apo diçka më shumë me njëri-tjetrin.

Ju kujtojmë që pavarësisht ndarjes, Shpëtimi ruan marrëdhënie shumë të mirë më fëmijët. Vajza e tij Era ka rrëfyer gjatë një interviste më parë se në shtëpinë e tyre nuk kishte asnjë konflikt dhe se festat do t’i gjenin të bashkuar gjithmonë./Panoramaplus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb