Një i ri anglez u kap me drogë, teksa ecte me skuter, ndërsa ai tha përpara gjyqit se “ishte detyruar që të merrej me këtë aktivitet, për shkak të borxheve që kishte tek një shqiptar, i cili e kërcënonte”.

Leuis Hanbury, 20 vjeç, u arrestua në muajin e fundit të vitit 2019 teksa tentonte që të shpërndante kokainë nëpër Angli. Hunbyru u shpall fajtor për shpërndarje dhe prodhim narkotikësh, si dhe për rezistencë ndaj zyrtarit publik, shkruajnë mediat britanike.

  • foto galeri

Prokurori i çështjes Jenny Yeo deklaroi në gjykatë se i pandehuri u kap me drogë dhe ndaj duhet të vuajë dënimin. Megjithatë, ai shtoi se e pranon deri diku faktin se anglezi mund të ishte nën presion nga shqiptarët. I pandehuri kishte qenë i dënuar 6 herë të tjerë më përpara, kryesisht për krime ndaj personit, por asnjëherë për drogë.

Leuis Hanbury do të duhet të qëndrojë në një institucion për 28 muaj, ndërsa akuza iu faktua pjesërisht.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb