TIRANE – Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani të dashuruar kokë e këmbë. Të paktën kështu duken në fotot dhe videot që postojnë herë pas herë çifti i njohur. Sot blogerja e famshme ka ditëlindjen festimet se së cilës kanë filluar që mbrëmë.

Partneri i saj mbrëmë i dhuroi një kuti në formë zemre të mbushur me peonie. Sipër saj kishte edhe një dhuratë të vogël, që Armina nuk e zbuloi se çfarë kishte brenda. Sot festa duket se vazhdon, pasi Shkëlzeni i ka bërë një dedikim shumë të bukur në rrjetet sociale, sa Armina është lumturuar pa masë.
“Dita e lindjes tende është dita ime e fatit!Gëzuar ditelindjen shpirt dhe flm për gjithë dashurinë dhe pozitivitetin që rrezaton”,- thuhej në dedikimi e veçantë të Shkëlzen Berishës për të dashurën e tij.
Këtë super urim nga partneri i saj, Armina e ka publikuar në profilin e saj në instagram ku shkruan “Nuk mund ta besoj, urimi më i bukur”.
(er.cu/BalkanWeb)
