Është arrestuar kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë, Pashk Palokaj.

Arrestimi i biznesmenit është bërë me urdhër të Prokurorisë, pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori, në muajin gusht të vitit 2019, te pallati që ai po ndërtonte në lagjen Beslidhja të Lezhës.

Gazetari Elidon Ndreka sjell foto të biznesmenit në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat e ndërtimit pa leje, moszbatimit të rregullave të sigurisë në punë dhe punësim i paligjshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb