Ky që shihni në foto është Altin Ndoci, një nga personat e arrestuar nga policia si autor i vrasjes kriminale të dy vëllezërve Haxhia, pasditen e kësaj të henë, në Durrës.

Foton e autorit të krimit e siguron për “BalkanWeb” gazetarja Klodiana Lala, ndërsa në pranga për ngjarjen kriminale ka rënë edhe shoku i tij, 22-vjeçari K. A.

Altin Ndoci ishte dënuar më parë për trafik droge, ndërsa së bashku me shokun e tij 22-vjeçar, kanë vrarë edhe dy të rinjtë Dorjan Shkozën dhe Anxhelo Avdian, më 2 mars të po këtij viti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb