TIRANË

Një person, i ri në moshë i veshur me bluzë sportive ngjyrë gri dhe mban një maskë të zezë. Këto janë disa të dhëna për autorin e grabitjes së farmacisë mbrëmjen e sotme pranë shkollës “Sami Frashëri” në kryeqytet.

“BalkanWeb” mëson se dyshohet se është i njëjti person që kreu dhe grabitjen në rrugën “Bardhyl” të Kredo.al dhe grabitjen e një farmacie tjetër në rrugën “Zhan D’ark”, ngjarje të ndodhura më 23 dhe 21 janar të këtij muaji.

  • foto galeri

Policia e Tiranës është vënë në ndjekje të tij, teksa janë ngritur disa postblloqe në kryqëzime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: