SHBA- Donald. Trump ka bërë fluturimin e tij të parë me avionin presidencial Air Force One, si Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump ka udhëtuar për në Filadelfia, ku ka mbajtur një fjalim para republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit.

Fluturimi me avionin presidencial e ka lënë atë gojëhapur. “Avion i bukur. I mrekullueshëm”, citohet të ketë thënë Trump. Avioni i vjetër i Trump-it nuk ishte aspak i keq, ai kishte dy dhoma të fjetjes dhe një banjë me elemente prej arit 24-karatësh, ai çalon në krahasim me avionin presidencial, një Boeing 747, më i madh se avioni i tij privat. Air Force One, ndonëse nuk përmban elemente prej ari, ka një hapësirë prej 371 metrash katrorë, dhe është praktikisht një Shtëpi e Bardhë fluturuese. Trupi i avionit mund ta përballojë një shpërthim bërthamor nga toka, dhe ka raketa ndriçuese të fshehura në krahët e tij, për të hutuar raketat e armikut. “Ai është mahnitur nga ky avion, dhe nga ajo që përfaqëson Shtëpia e Bardhë”, ka thënë zëdhënësi i tij, Sean Spicer.

4_1485470898-984958 2_1485470879-1565497 3_1485470883-9200699

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb