Të maskuar, me kapele dhe kapuçë, Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë fotografuar sërish bashkë.

Dhe pse nga çifti nuk ka pasur asnjë lloj konfirmimi deri më tani se ata janë bashkë, dyshja janë fotografuar përsëri duke bërë shopping. “Revista Who” ka publikuar disa foto, ku Bora dhe Donaldi shihen të veshur sportivë, ndërsa “fshihen” pas maskave dhe kapuçëve të bluzës.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja fotografohen bashkë pas ndarjes dhe tradhtisë nga ana e aktorit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fillimisht ata u panë bashkë në sfilatën e Valdrin Saitit, ku të dy ishin të ftuar. Megjithatë, në atë kohë Dalina Buzi shprehu se dyshja është gjendur rastësisht në të njëjtën tavolinë. Por pas kësaj, disa foto të tjera u publikuan nga “Kryefjala.com.” Dyshja u kapën mat në rrugët e Genovas me qese në duar.

Ata nuk kanë bërë ende një reagim të qartë në lidhje me të vërtetën e ribashkimit të tyre, megjithatë postimi i fundit i Bora Zemanit u konsiderua nga fansat si një konfirmim se ajo dhe Donaldi janë sërish bashkë.

Ajo ka postuar në InstaStoryn e saj një selfie nga Italia dhe me këtë moderatorja i la të gjithëve të nënkuptojnë se sapo dha konfirmimin e ribashkimit të saj me Donaldin. Deri më tani nuk kemi ende ndonjë reagim nga aktori./panoramaplus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb