ANGLI

Chelsea ka prezantuar fanellën e 3-të për sezonin e ri e cila do të jetë e kuqe e zbardhur me shirita blu.
Fanella është prezantuar nga artisti Ocean Leëis që është dhe tifoz i Chelsea-s.

Pikërisht kjo fanellë është krijuar dhe dizajnuar nga gjigandi i veshjeve sportive Nike, por duket se nuk kanë qenë dhe aq të vëmendshëm.
Chelsea në fushë me ngjyrat e fanellës së re do të duket si Crystal Palace, ekipi tjetër londinez që ndodhet vetëm në pak kilometra distancë larg nga ‘Stamford Bridge’.
Duket se në fushë Chelsea do të duket si Crystal Palace, dhe tifozët e Premier League ndonjëherë edhe mund të ngatërrohen.



(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb