Kristiano Ronaldo ka vendosur që të ndahet përfundimisht nga jeta në Angli dhe për këtë arsye ka nxjerrë në shitje vilën e tij luksoze ku jetonte në Çishajër gjatë periudhës kur luante për Mançester Junajtid. Futbollisti ka nxjerrë në shitje banesën e cila gjendet në një zonë vilash të milionerëve, ndërsa ka ambiente të jashtëzakonshme brenda.

Sipas informacioneve që jepen nga kompania që e ka nxjerrë në shitje, vila ka 7 dhoma gjumi dhe 6 banja. Ajo ka ndër të tjera edhe një fushë tenisi, një pishinë, apo por edhe një sallë kinemaje. Vila, e vendosur në një hapësirë prej 23 hektarësh, ka gjithçka sa i përket komoditetit të jetës.

Ajo ka tre dhoma pritje për miqtë, një qilar për verën si dhe një shtëpizë të vogël për miqtë me tre dhoma gjumi. Pishina është në suitën e argëtimit, ku gjendet edhe palestra apo sauna.

Garazhi ka vend “vetëm” për katër makina, por pjesa para tij mund të akomodojë shumë më shumë. Gjithçka për “vetëm” 5,5 milionë paund.

Fsdfsdf
Fsdfsdf
Dfsdfsdfsdfsdfsdf
Dfsdfsdfsdfsdfsdf

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: