SHBA

Prej disa kohësh, këngëtarja e njohur, Demi Lovato ka treguar se po jeton historinë më të bukur të dashurisë me partnerin e saj, Max Ehric.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto me të ku duket se po shijojnë detin dhe hënën, krah të cilës ka shkruar: “Kjo mund të jetë fotoja ime e preferuar e neve të dyve për shumë gjatë. Faleminderit që më bën më të lumturën, të dua kaq shumë”.

Të njëjtën foto e ka ndarë edhe Max në ‘Instagram’, duke e quajtur Demin dashurinë e tij. Fansat kanë lënë një sërë komentesh duke theksuar se dyshja duket mjaft bukur bashkë dhe duke i komplimentuar për marrëdhënien e tyre.

Demi Lovato vendosi ta kalojë periudhën e karantinës me Ehric, moment në të cilin ku dhe pranuan lidhjen e tyre të dashurisë. Kujtojmë që dy vjet më parë këngëtarja Demi Lovato kaloi një fazë shumë të vështirë në jetën e saj.

Këngëtarja rrezikoi jetën për shkak të overdozës me heroinë. Mirëpo dëshira e saj për të jetuar bëri që Demi ta kalonte këtë situatë dhe të merrte jetën e saj në kontroll duke jetuar shëndetshëm.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: