Në epokën e rrjeteve sociale duket e pamundur të mbash të fshehtë jetën private. Por Diane Kruger, 42 vjeç duket se ja ka dalë.

Artistja nuk ka zbuluar asgjë nga shtatzënia e saj në rrjetin social, përveç një fotoje të publikuar disa orë më parë me një panine të mbushur.

Ndërsa shoku i saj Normal Reedus, 49 vjeç nuk e ka përmbajtur emocionin dhe ka publikuar një pëllëmbë dore me një sirene shoqëruar me një zemër.

Lajmin e bukur e ka dhënë revista People që pranon që nuk ka informacione të tjera.

Për artisten gjermano-amerikane bëhet fjalë për fëmijën e saj të parë, ndërsa Norman është edhe baba i një djali 19 vjeçar, që e ka me top modelen Helena Christensen. Në rrjetet sociale vërshojnë komentet e urimin për çiftin.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb