Përfundimi i rreshjeve të shiut dhe shkëlqimi i diellit ditën e sotme,ka nxjerrë nga strrofulla sërish të rinjtë në rrugët e qytetit. Pas një dite pushim,kjo kategori “shëtitëse” ka filluar sot sërish xhirot e përditshme në bulevard,lulishte e sheshe,me ose pa leje të marrë për daljen nga banesat.

Pra, në ndryshim nga dita e djeshme, sot Berati është zgjuar më i zhurmshëm dhe me lëvizje të shumta në rrugë,kjo edhe për shkak të kohës së mirë dhe temperaturave më të larta,ndërkohë që ka edhe fluks të shtuar automjetesh në rrugët e qytetit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Si çdo ditë, edhe sot banorët kanë vijuar me blerjet e tyre të përditshme në dyqane e farmaci. Radhë të gjata ka pasur në çdo market dhe dyqan frutash e perimesh,ku banorët nxitojnë të kryejnë blerjet e nevojshme brenda afatit prej një ore të lejes së marrë për daljet nga shtëpia.

Radhë të gjata ka pasur edhe në farmaci e banka, ku në këto të fundit shihen më së shumti punonjësit e bizneseve të mbyllura që kërkojnë hapjen e numrave të llogarive për të marrë “pagën e luftës”.

Në rrugët e qytetit ka prezencë të shtuar të forcave policore, që kontrrollojnë jo vetëm automjetet që qarkullojnë në qytet por edhe këmbësorët, nëse janë pajisur me leje apo jo, ndërkohë që konfirmohet se në 24-orët e fundit nuk është shënuar asnjë gjobë në qarkun e Beratit për këmbësorët e automjetet.

Berati vijon të mbetet në shifrën e 1 rasti të vetëm të prekur me coronavirus,i shënuar dy javë më parë,që banonte në fshatin Rroshnik e që transportua në Tiranë së bashku me familjen dhe fatmirësisht nuk ka pasur raste të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb