Champions dhuroi për tifozët një natë të “çmendur”. Kopenhagen-Man.United prodhoi 7 gola, 2 penallti, një karton të kuq dhe shumë raste për shënim, në fund festojnë danezët pas suksesit 4-3, një ndeshje ku dukej e humbur pas 28 minutash, pasi Hojlund realizoi një “dopietë” golash për “djajtë e kuq”. Situata u përmbys totalisht teksa në minutën e 42-të, Marcus Rashford u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rendë.

Hojlund
Hojlund

Pjesa e parë nuk kishte fund me Kopenhagen që realizoi dy gola në shtesë. Fillimisht ishte Elyounoussi që ngushtoi shifrat në 2-1, ndërsa në minutën e 49-të, Harry Maguire shkaktoi penallti për prekje të topit me dorë. Goncalves u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 2-2. Pavarësisht se me 10-të lojtarë, United u rikthye në avantazh në minutën e 69-të, Bruno Fernandes konvertoi në gol penalltinë e fituar nga Maguire. Asgjë nuk përfundoi këtu pasi Kopenhagen i rezervoi United një surprizë të hidhur në fund, fillimisht në minutën e 83-të duke barazuar shifrat në 3-3, ndërsa katër minuta më pas përmbysën rezultatin duke marrë një tre pikësh të fortë që lë gjithçka të hapur në Grupin A. Me 4 pikë në 4 ndeshje, Kopenhagen renditet në vendin e dytë, po aq sa Gallatasary dhe plus një pikë nga Man.United që pozicionohet në vendin e fundit.

“Është e qartë, jemi shumë të zhgënjyer pasi po luanim shumë mirë. Mendoj se e nisëm mirë ndeshjen, ishin minutat më të mira të sezonit. Ne po e fitonim sfidën, mendoj se kartoni i kuq ndryshoi gjithçka. Më pas lejuam ato dy gola përpara se të përfundonte pjesa e parë, ajo nuk duhet të ndodhte kurrë”, u shpreh Ten Hag pas ndeshjes.

Mediat angleze, të gjithë në sinkron bëjnë përgjegjës për këtë humbje Marcus Rashford.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb