SHBA

Edhe pse për shkak të pandemisë, për artistët ky vit nuk ka qenë shumë i mirë, e kundërta ka ndodhur me Dua Lipën, e cila po shënon sukses pas suksesi.

Këngëtarja është nominuar për gjashtë çmime Grammy dhe nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. Përmes një postimi në rrjete sociale. Dua është shprehur se i duket e pabesueshme kjo që po ndodh dhe është e shokuar.

“Kjo është e pabesueshme! Gjashtë nominime Graammy! Çfarë jete! Nuk mund ta besoj! Gjashtë nominime! Zemra po më rreh fort dhe jam në shok total! Po dridhem! Faleminderit shumë për dashurinë dhe mbështetjen tuaj!”-shkruan Dua.

Dua Lipa është nominuar gjashtë herë për kategoritë: “Albumi më i mirë i vitit”dhe “Albumi më i mirë Pop Vokal” për albumin Future nostalgia, “Regjistrimi i vitit”, “Kënga e vitit”, “Performanca më e mirë solo Pop” për Don’t’ start now, “Bashkëpunimi më i mirë pop” për Un Dia në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny dhe Tain.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb