CERRIK

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe me 2 dynym ullishte dhe 10 hektarë pyll në afërsi të fshatit shtepanjë  në bashkinë Cerrik. Gazetari i “BalkanWeb”, Shkëlzen Henkoja raporton se zjarri ka qenë shumë i fuqishëm duke bërë që të shkrumbohen disa hektarë pyll.

Zjarrfikësit kanë bërë të pamundurën për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit, por kjo ishte e vështirë, pasi era favorizonte flakët dhe i përhapte në sipërfaqen e pyllit. Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe forcat e zjarrfikëses së Gramshit si dhe ato të Elbasanit dhe aktualisht zjarri është vënë nën kontroll.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: