TIRANE

Reperi i njohur, Getinjo ka përfunduar në spital. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në ‘’Instastory’’, ku shfaqet duke bërë serum. Getinjo nuk ka dhënë shumë detaje për gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa bashkangjitur fotos shkruan vetëm: “Ditë sëmundjeje”.

Disa orë më parë. Getinjo mori vëmendjen me një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, ku bënte rep freestyle. Gjatë videos, ai dukej në gjendje të mirë shëndetësore, teksa mori komplimentat e pafundme të ndjekësve dhe miqve të tij.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: