Tifozët e Marseille i kanë dërguar disa mesazhe të qarta Patrick Evra-s në takimin që skuadra e tij luajti në “Ligue 1” të dielën kundër Caen.

Disa orë pasi Marseille mori një fitore të thellë 5-0 në “Stade Velodrom”, Evra postoi në ‘istagram’ për herë të parë që pas incidentit kur goditi me ‘kung-fu’ tifozin në kokë, por mbështetësit e Marseille me parë kishin lënë mesazhe të qarta për të.

Fansat shfaqen dy banderola për futbollistin i cili po e ndiqte ndeshjen nga shtëpia pas përjashtimit që i bëri klubi: “Ti mendon se je më i madh se klubi dhe tifozët. Ne nuk të duam ty me këto ngjyra. Ik pi**u Evra.
fuck-off evra
Ky nuk ishte mesazhi i vetëm që fansat e Marseille-s i kishin kushtuar ish-mbrojtësit të Manchester United.

Në një tjetër baner thuhej: “Për dashurinë ndaj bluzës së Olimpique Marseille, respektin ndaj fansave dhe profesionalizmit, është shumë për të pyetur?”
profesionalizmi
Siç u tha edhe më lart, patrick evra postoi në ‘instagram’ për herë të parë që pas incidentit ku goditi me shqelm në kokë një tifoz të Marseille.

Në atë foto ku shfaqej edhe marka e tij ‘panda’, ish-futbollisti i Manchester United ka shkruar: “Rezultat i madh sonte dhe punë e mirë djema. Jam shumë krenar për ju dhe falënderoj ‘të gjithë tifozët real të Olimpique Marseille’. Kam marrë shumë mbështetje prej tyre”.


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb