Tre persona të armatosur me një automatik kanë grabitur rreth një kilogram flori pasditen e sotme një argjendari në Kamëz dhe më pas janë arratisur me një automjet BMW.

BalkanWeb ka siguruar pamjet e automjetit luksoz BMW X6, ngjyrë e bardhë, që është përdorur nga tre grabitësit për t’u arratisur nga vendngjarja, ndërsa besohet se autorët i janë drejtuar më pas Laknasit.

Po ashtu raportohet se autorët që kanë ardhur nga Fushë Kruja kanë përdorur targa të falsifikuara për mjetin.

 

  • foto galeri
  • foto galeri

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb