TIRANE

Futbollisti i famshëm shqiptar, Granit Xhaka, feston sot ditën e lindjes. Pak minuta më parë, bashkëshortja e tij Leonita ka zgjedhur ta urojë publikisht me disa foto mjaft speciale.

“Gëzuar ditëlindjen dashurisë sime. Jam kaq e lumtur të të kem në jetën time. Për sa kohë të kam pranë vetes, e di që çdo gjë është e mundur. Të dua”, shkruan Leonita krahas fotove.

Ajo dhe Granit Xhaka nuk e fshehin kurrë dashurinë e tyre dhe i bëjnë shpesh njëri-tjetrit dedikime nga më romantike. Kujtojmë se futbollisti dhe partnerja e tij janë prindër të një vajze të quajtur Ayana.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: