Nga të pathyeshëm, brenda pak kohësh, Real Madrid po humbet shkëlqimin e një sezoni më parë ku fituan gjithçka, Champions dhe La Liga. Pas javës së 20-të, Reali e sheh veten në vendin e dytë, minus tetë pikë në raport me Barcelonën kryesuese.

Pikërisht në momentin e tyre më të vështirë, në mes futet edhe Botërori për klube, spanjollët fluturuan drejt Marokun pa Caoutois, Militao dhe Benzema, të tre të dëmtuar, por ajo që shqetëson me shumë stafin drejtues është Vinicius.

Vinicius
Vinicius

Braziliani është zhdukur këtë periudhë, në tetë ndeshjet e fundit nuk ka shënuar asnjë gol, nuk ka dhuruar asnjë asist. Të përditshmet spanjolle, mbi të gjitha ato pranë Realit, i kanë kushtuar faqen e parë pikërisht situatës që po kalon ylli brazilian:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Çështja Vinicius”, shkruan Marca në faqen e parë duke shtuar: I bullizuar dhe i sulmuar. Është lojtari më shumë i sulmuar në Evropë, ndërsa koret raciste nuk kanë të ndalur, detaje këto që sipas Marca kanë ndikuar shumë në rendimentin e tij. Në të njëjtën linjë është edhe AS, që shton se Vinicius po kthehet në një shqetësim, tetë ndeshje pa shënuar janë shumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb