TIRANE- Fjalimi i ish-kryetarit të Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi në Kuvendin Kombëtar të PD u bë viral pas kritikave që lëshoi kundër Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për mënyrën se si e kanë drejtuar partinë.

Nga Kuvendi Kombëtar, Elezi kritikoi drejtuesit për shkatërrimin e sistemit të karrierës në parti, katapultimet e padrejta nga lart dhe aleancën më LSI-në. Me kritikat ai duket se nuk u bë tërheqës vetëm për mediat e publikun, por ka “fituar” edhe simpatinë e një socialist, siç është Safet Gjiçi. Të paktën kështu duket në foton e siguruar nga “BalkanWeb”.
gjici
Burime të “BalkanWeb” thonë se Safet Gjici dhe Ibsen Elezi janë takuar mëngjesin e sotëm në hotel “Gjallica” në Kukës. Përveç Elezit, në tavolinë me Gjicin ndodhen edhe tre burra të tjerë, të cilët nuk kemi mundur t’i identifikojmë.

Safet Gjiçi ka qenë kandidat i Partisë Socialiste në Kamëz për zgjedhjet lokale të vitit 2015-të, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës ai u rendit i dyti në listën e PS për qarkun e Kukësit, pornuk arriti të siguronte mandatin e deputetit. Ai është gjithashtu Presidenti i FK Kukësit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb