Aulon Kalaja ka bërë me dije se ka dorëzuar një kallëzim Policinë e Tiranës në lidhje me dhunë që është shtruar ndaj tij në protestën e së premtes të organizuar nga Partia Demokratike.
Kalaja u shpreh se gjatë tubimit është dhunuar me shkelma dhe skafandër, dhe se nga dëmtimet e marra është trajtuar në spitalin e Traumës. Ai u ka bërë thirrje institucioneve të marrin masa, ndërsa ka shtuar se çështjes do t’i shkojë deri në fund.
“Sapo dola nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Para dy ditësh kam bërë kallëzim në drejtorinë Policisë Tiranë për dhunë që më ëhstë shkaktuar në protestë, dhunë e pa justifikueshme nga policia.
Mora spraj shumë të fortë në 3 drejtime godita dy herë me shkelma nga 2 policë të ndryshëm, dy herë pas qafe me skafandër dhe një herë në fytyrë. Isha shtruar te Trauma dhe mora dhe epikrizën. Bëra kallëzim për të dalë e vërteta mbi dhunën që është ushtruar dhe i bëj thirrje institucioneve të marrin masa për dhunën policore.
Unë akuzohem nga policia për dhunim të efektivëve për shkak të detyrës. Ngaqë nuk ka fjalë edhe është në faj në raport me mua, ka bërë një akuzë aq të pa besueshme që të hidhet baltë mbi ngjarjen. Do t’i shkoj deri në fund ngjarjes”, tha ai.
