Është mbledhur sot Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb dhe News24 se në takim është diskutuar në lidhje me ecurinë e punëve të komisioneve parlamentare dhe është bërë një analizë e seancës së kaluar.

Sipas tij, në takim është theksuar nevoja për pjesëmarrje në diskutimet parlamentare në mbrojtje të nismave të qeverisë, ndërsa ka pasur edhe diskutime për mbarëvajtjen e punës së komisioneve

Partia Socialiste vijon gjithashtu edhe turin në bazë “Punët e Shqipërisë”.

Ndërkohë sot në Komisionin e Ligjeve pritet të diskutojë nisëm e Enno Bozdos për masat që duet të marrë qeveria për uljen e çmimit të naftës në vend.

Që nga nisja e luftës çmimi i naftës është rritur ndjeshëm që ka ndikuar edhe në rritjen e kostos së jetesës për qytetarët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb