Imazhet që shihni janë pamje se si duket koronavirusi. Fotoja në fjalë është shkëputur nga laboratori në Lombaridi në Spitalin Sacco në Milano. Në imazhet e mikrografisë elektronike tregohen grimcat virale të bashkangjitura në membranat qelizore dhe kurorën e tyre tipike të glikoproteinave sipërfaqësore.

Siç bëjnë të ditura mediat italiane, koronavirusi është izoluar në Laboratorin e Sëmundjeve Infektive nga grupi i koordinuar nga Massimo Galli dhe Gianguglielmo Zehender, në bashkëpunim me Anatominë Patologjike të drejtuar nga Manuela Nebuloni të Departamentit të Shkencave Biomjekësore dhe Klinike Luigi Sacco.

4a02cd988c9ca28bf59aa8ede48c95c2
4a02cd988c9ca28bf59aa8ede48c95c2

Kanë qenë Antonella Tosoni dhe Beatrice Marchini, ata që bënë vëzhgimet nën mikroskopin elektronik dhe prodhuan imazhet që tregojnë virusin vdekjeprurës. Në të parën, me një zmadhim prej 30000X, vërehen grimcat virale të SarsCov2 (të treguar nga shigjeta), të bashkangjitura në membranat në sipërfaqe dhe qelizat e brendshme, të përdorura për izolim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: