VIP-at shqiptarë komentohen shpesh për jetën e luksit që shfaqin në rrjetet sociale dhe udhëtimet jashtë vendit, ku dhe shpesh bien pre e paragjykimeve nga ndjekësit se ku i gjejnë të ardhurat.

Erjola Doçi ka qenë së fundmi mjaft e komentuar në rrjet për shkak të një deklarate që bëri në një intervistë. Ajo nuk ngurroi që të tregonte shifrat marramendëse të shpenzimeve për trajtimet e fytyrës.

Ajo u shpreh se harxhon minimumi 2 mijë euro vetëm për kremra fytyre në muaj. Deklarata e saj i habiti të gjithë, pasi më pas shtoi se ka një krehër për të krehur këmbët pas dushit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pas këtyre deklaratave, njerëzit nisën duke pyetur se “çfarë pune bën, që ka kaq shumë shpenzime”.

Këtë e ka sqaruar ditën e sotme teksa ishte pjesë e rubrikës “Në Trotuar” në “E Diell”. Edhe pse ishte duke u diskutuar një temë krejt tjetër, ajo tërhoqi vëmendjen kur nxori krehërin e këmbëve.

“Dikush ka prioritet të vishet, të blejë rroba, unë kam prioritet të kujdesem për lëkurën, higjienën. Nuk bën 2 mijë euro për një muaj, por më shumë”, tha Erjola.

Ndërsa pyetjes se “çfarë pune bën dhe kush e mban”, ajo shtoi:

“E para më mban Erjola, familja. E dyta e kam thënë shkon një kosto aq me apo pa bashkëpunime. Dy tagg në rrjetet sociale na bëjnë sa dy mijë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb