Kylian Mbappe po reflekton seriozisht të ardhmen e tij në Paris. Për të ndezur edhe një herë këtë diskutim të fortë ka menduar e përditshmja franceze L’Equipe e cila zbulon se dëshira e sulmuesit francez është të largohet nga PSG. Në fund të këtij sezoni, drejtuesit e klubit po planifikojnë të ardhmen ku në qendër të projektit është Mbappe, në një kohë kur Messi e Neymar me shumë mundësi do të largohen.

Mbappe
Mbappe

Një vit më parë, Mbappe firmosi një kontratë deri në 2024 me opsioni rinovimi edhe për një tjetër vit, por me sa duket Mbappe nuk ka ndërmend të aktivizojë opsionin e rinovimit.

Lequipe
Lequipe

Gjithnjë sipas L’Equipe, “gjeli” më i famshëm ka vendosur të largohet nga Parisi duke bërë që drejtuesit e klubit t’i bëjnë llogaritë edhe një herë nga e para. Pavarësisht dëshirës së Mbappe, nuk pritet që sulmuesi francez të largohet gjatë kësaj vere, drejtuesit e PSG shpresojnë të gjejnë një tjetër akord edhe pse rrezikojnë që në 2024 ta humbasin falas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: