Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe Kulturës së Komunës së Prishtinës, kanë organizuar mbrwmjen e sotme festë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në nder të fitores së medaljes së artë të Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Musa Selimi anëtar i Bordit të Komitetit Olimpik të Kosovës, tha se pas Majlinda Kelmendit, tanimë po shndrisin edhe sportistë tjerë kosovarë.

Kosovo

Ai tha se nga Tokio 2020 presin edhe medalje tjera, ndërsa uroi të gjithë shqiptarët për triumfin e Distria Krasniqit.

“Pas Majlindës po shndrisin edhe yjet tjerë. Po shndrit një yll i cili sot i dha botës një kampione të vërtetë. Presim podium edhe Majlindën, Norën, Lorianën, Akilin, Egzon Shalën, Musa Hajdarin, Donjeta Sadikun dhe shpresojmë të kthehemi me numër më të madh të medaljeve pas disa ditëve. Vlerat olimpike po shndërrisin në Kosovë, rinia jonë e shkëlqyeshme po demonstron që shteti jonë, Kosova jonë e dashur ka yje, ka njerëz me zemër të madhe që po na përfaqësojnë denjësisht. Urime Prishtinë, urime Kosovë. Faleminderit për këtë pjesëmarrje masovike. Urime të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, tha ai.

 

(BalkanaWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb