Periudha e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri sjell gjithmonë lëvizje të mëdha në aeroporte në të gjithë botën. Me një fluks të madh pasagjerësh dhe moti i keq në dimër sjell shtyrje të pashmangshme fluturimesh.

Këto foto tregojnë se çfarë detyrohen jnerëzit të bëjnë gjatë kohës që presin në aeroport. Ata që të shkrijnë së qeshuri janë zakonisht fëmijët, të cilët nuk e durojnë dot lodhjen dhe i zë gjumi kudo, në dysheme, mbi karrige apo edhe mbi valixhe.

Çdokush mundohet të gjejë nga një mënyrë të çuditshme për të fjetur dhe pritu avionin. Madje disa përdorin edhe vendin ku kalohen valixhet për t’u kontrolluar, si shtrat.
(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: