Në një shkrim të përditshmes britanike “The Sun” tregohen metodat nga më të ndryshme dhe të paimagjinueshme që përdorte CIA. Spiunët e CIA-s tentuan të spiunonin Rusinë e kohës sovjetike duke përdorur mace, të cilave u montoheshin mikrofona dhe kamera nën lëkurën e tyre.
Dokumentet e deklasifikuara nga “The Sun”  tregojnë se si CIA i përdorte macet për spiunim. Ky sekret ishte zbuluar nga dokumentet e Wikileaks të publikuara më 2010.

Në projektin e quajtur ‘Project Acoustic Kitty’, programi 10 milionë dollarësh ishte zhvilluar brenda pesë vitesh gjatë viteve 60-të, shkruan “The Sun”.
Bishti i maces ishte përdorur si antenë dhe teli zgjatej nëpër trupin e maces deri në vesh, ku ishin montuar dy mikrofona, kurse bateria montohej në gjoksin e kafshës. Por, që në testin e parë, macja ”spiune” u shkel nga një makinë në lëvizje duke ngordhur në vend.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: