SHKUP – Një pjesë e mediave në Maqedoni, të njohura për lidhjet e tyre me koalicionin qeverisëse VMRO-DPMNE sot me rastin e Ditës së 28 Nëntorit – Festës së Flamurit dhe Pavarësisë së shtetit shqiptar e kanë nxjerrë liderin opozitës, kreu e LSDM-së, Zoran Zaev me plis në kokë.
Në tekstin e shkruar dhe të shpërndarë në shumë portale theksohet se Zaev është një nga politikanët që po angazhohet për federalizimin dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.
zaev-plis-300x193
Ndërsa në këtë shkrim thuhet se Zaev ka hapur “Kutinë e Pandorës”, duke i hapur një derë Shqipërisë së Madhe, apo kantonizimit të Maqedonisë. Mediat e vendit fqinj përmendin veçanërisht takimin në kryeqytetin e Shqipërisë të kryetarëve të komunave shqiptare në Ballkan, në organizim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb