Quhet Serena, e fejuara e re e Mario Ballotellit, me të cilin futbollisti është njohur para një muaji në Montecarlo.

Pasi është ndarë nga Dayane Mello dhe Fanny Neguesha, futbollisti duket është shumë i lidhur pas biondes me origjinë nga Lecce.

Të dy janë fotografuar nga revista ‘Chi’ në ishullin e ‘Kalit’ dhe kanë mbërritur aty me një helikopter. Më pas të dy janë parë të qeshur dhe të përqafuar së bashku gjatë nje dreke.

Ndër të tjera pas eksperincës në Nizza, futbollisti italian po vlerëson ofertën gjermane të Borussia së Dortmundit, megjithatë asgjë nuk duket përfundimtare.

Pak ditë më parë futbollisti ishte në Gardaland me vëllain e tij Enock dhe një mik teksa kalonin kohë në një park zbavitës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb