Tashmë është zyrtare. Armando Vajushi është një lojtar i Teutës.

Durrsakët kanë firmosur me shkodranin, që pas një pauze gjashtëmujore ishte në kërkim të një ekip të ri. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi bregdetar, që me afrimin e mesfushorit me tipare sulmuese, e ka rritur edhe më shumë cilësinë në fazën ofensive.

Vajushi ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit me Teutën, ndërsa më herët refuzoi ofertën e rumunëve të Botoshanit, ndonëse u stërvit me këta të fundit gjatë periudhës së fazës përgatitore.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb