Kanë mbërritur në këto momente në takimin e Këshillit Politik përfaqësuesit e opozitës së bashkuar Petrit Vasili e Oerd Bylykbashi.

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, i ngritur dy ditë më parë me dakordësinë e të gjitha palëve politike si parlamentare dhe jashtë parlamentare, pritet që të zhvillojë një mbledhje.

Mbledhja pritet që të drejtohet nga dy bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa opozita jashtëparlamentare ka vendosur të caktojë 5 përfaqësues në këtë këshill. Dy nga përfaqësuesit janë edhe anëtarët e tryezës së djeshme që solli marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi nga PD dhe Petrit Vasili nga LSI.

Tryezës pritet t’i bashkohen edhe përfaqësues të partive të vogla politike. Në tryezën e Këshillit do të jenë edhe ekspertët e komisionit për të adresuar projekt propozimet përkatëse për Reformën Zgjedhore.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb