TIRANË- Shpejtësi skëterrë apo të dehur në timon, kanë qenë disa nga shoferët aventurierë që Policia rrugore e Tiranës ka kapur gjatë natës së kaluar në autostradën Durrës-Tiranë.

policia rrugore naten (11)

Policia e Shtetit ka publikuar edhe fotot nga aksioni gjatë natës.

policia rrugore naten (9)

“Shpejtësi përtej çdo limiti. Fotot flasin vetë. Drejtues mjetesh që nuk ju dhimbset as jeta e tyre, as e familjarëve që kishin me vete, palë e përdorueseve të tjerë të rrugës. Jeta është e shtrenjtë, mbrojeni duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor”, shkruan Policia e Shtetit.

policia rrugore naten (3)

Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit e automjeteve që drejtonin automjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Në radarin e policisë ka pasur edhe shifra të çmendura shpejtësie, si 202 km në orë apo 194 km/orë. Ndërsa pas provës së alkoolit kanë rezultuar edhe mjaft të dehur.

policia rrugore naten (5)

“Fotot që shikoni janë reale, teste të bëra me drager drejtueseve të automjeteve.
Kjo mase alkooli e konsumuar dhe të drejtosh automjetin është vërtet papërgjegjshmëri. Argëtohuni por mos drejtoni mjetin në gjendje të dehur. Drejtues mjetesh: alkooli vret. Në rast se konsumoni alkool mos drejtoni mjetin por përdorni automjetet e transportit publik. Kështu jeta juaj, e të afërmeve tuaj dhe e të gjithë përdorueseve të rrugës është më e sigurt”, shkruhet më tej.

policia rrugore naten (4)

policia rrugore naten (7)

policia rrugore naten (8)

policia rrugore naten (6)

policia rrugore naten (10)

policia rrugore naten (2)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb