TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka sulmuar ashpër ish-kryeministrin, Sali Berisha. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Ndreu shkruan se Berisha mban erë gjaku.

Gjithashtu, ai ndalet edhe tek kreu i PD-së, Lulzim Basha duke e etiketuar atë si hajdut të Rrugës së Kombit. Berisha në një postim po gjatë ditës së sotme theksoi se Ndreu ka shkrepur fotografi me vëllanë e Ndokës, duke shpërndarë edhe pamjet në rrjetet sociale.

“Plaku mban ere gjaku nga 97 dhe Gerdeci. Lulushi nje i pazoti dhe hajdut qe vjedh rrugen e kombit, vret ne bulevard 4 te pafajshem, shet detin dhe mbytet ne injorancen e babales.  Tjetri nje ordiner qe pasi pi e behet dhoge ju thote femrave te panjohura, kush do vije te fleje me mua pa pike turpi.Nje me vella ne burg ne Angli me emer tjete per droge. Nje tjeter biri i nje qe mbante shiritin e AGBV dhe spiunonte lagjen mbare ! Ky eshte kori i llapaqeneve qe shpifjen e kane instrumentin e vetem per te helmu shqiptaret e per te ardhe ne pushtet !”, shkruan Ndreu.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb