Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka qenë i pranishëm sot poshtë ballkonit të shtëpisë së ish-kryeministrit Sali Berisha, ku ai po mbahet në arrest shtëpie.

Meta ndër të tjera veshi edhe bluzën ku shkruhej “Lironi liderin e opozitës”, referuar Sali Berishës.

Në fjalën e tij, Meta thuri lavde për Berishën, duke thënë se ai futi Shqipërinë në NATO dhe zhvilloi vendin.

Ndërsa, për Ramën tha se ka ngritur një regjim, duke i thirrur edhe “Drama”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb