Babai i një djali 9-vjeçar ka patur një takim prekës me shoferin që aksidentoi për vdekje të miturin.

Josiah Sisson po shikonte i mrekulluar dritat e Krishtlindjeve gjatë ditës së festave në qytezën e tij në Springëood. Adrian Murray, 24 vjeç, akuzohet se  përplasi të miturin pasi po i jepte makinës në gjendje të dehur.

Gjatë një takimi në kishën e qytezës, babai i Josiah, Karl Sisson ndan një përqafim emocionues me 24-vjeçarin. Sisson përqafon në fund të takimit në kishë Murray-n që shihet me lot në sy.

Sapo i riu pa babain e 9-vjeçarit të hynte në kishë iu hodh në krahë duke qarë, dhe Karl u tregua një burrë i vërtetë sa që nuk e mohoi atë, tha pastori i kishës.

“Ishte emocionuese për të gjithë ne që ishim aty,” u shpreh ai.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: