Paparacëve nuk u ka shpëtuar shëtitja e Monica Bellucci në Paris me vajzat e saj Leonie dhe Deva Cassel. Aktorja dhe dy vajzat që pati me Vincent Cassel u fotografuan teksa ktheheshin nga një drekë në një restorant. Nëna është shfaqur me një kostum të zi dhe këmishë të bardhë dhe vajzat sportive dhe të koordinuara me atlete dhe një xhaketë totale të zezë.

Një shëtitje mes nënës dhe vajzës nën diellin e ngrohtë parizian është ideale pas një drekë në një restorant. Monica Bellucci, me hapin e saj të pagabueshëm dhe fytyrën e fshehur nga syzet e zeza, bën disa hapa prapa, ndërsa vajzat e saj bisedojnë me njëra-tjetrën. “Jam mbrojtëse, por më pëlqen t’i shoh të ngrihen lart”, tha aktorja për lidhjen e saj me vajzat Deva Cassel (tani 18 vjeç dhe që ka nisur një karrierë modelimi) dhe Leonie.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në një intervistë të fundit për revistën franceze Gala, Belluci ka folur shumë për rolin e saj si nënë. Këshillat e saj kanë të bëjnë kryesisht me ushqimin dhe pushimin, duke konfirmuar stereotipin e nënës italiane. Një nënë, shumë mbrojtëse ndaj vajzave të lindura nga martesa me Vincent Cassel. “Ata janë njerëzit më të rëndësishëm në botë, për mua” tha ajo. Është ajo që i zgjon në mëngjes, që u përgatit mëngjesin dhe që i shoqëron në shkollë si në një familje e zakonshme dhe jo ajo e një prej yjeve më të vlerësuar në botë.

“Mënësia më ka dhënë diçka shumë të fortë dhe shumë të bukur. Por nuk dua të jem një nënë e mbyllur. Përkundrazi. Jam e lumtur që i shoh të rriten”, tha Monica Bellucci. Dhe nëse Leonie është ende shumë e re për të marrë rrugën e saj, dyert e botës së modës tashmë janë hapur për Deva Cassel. Ajo eci për markat prestigjioze dhe pozoi për kopertinat më të rëndësishme, duke ndjekur hapat e nënës së saj.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb