Një rrugëtim për të rizbuluar imazhin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Kështu është konceptuar itinerari muzeal “Triditëshi i Yllit të Mëngjesit”, një labirint ndërveprues imazhesh të Skënderbeut dhe artefaktesh autentike pjeserisht te pashfaqur me pare, që nga nesër pritet të çelet në Tiranë, në hollin e Pallatit të Kongreseve, si pike kulmore e 550 vjetorit te vdekjes se Gjergj Kastriotit Skenderbeut.


Mos u nxitoni! Nuk bëhet fjalë për një ekspozitë pikture, por për një koncept të ri muzeal që synon të përfshijë vizitorët aq sa të krijojnë perceptimin e tyre mbi imazhin e Skënderbeut.


Një qasje krejt e re që rikoncepton aksesin e publikut në historinë e vendit, duke e lejuar atë të rrugëtojë me shqisat e veta, në figurën e heroit dhe të krijojë përshtypjet e tij për këtë figurë të lartë të historisë.


Muzeu do të ofrojë edhe imazhe të kulturës arbëreshe për ta ftuar publikun në një bashkërrugëtim me vlerat e Arbëreshëve, si trungun e moçëm të Diasporës.

I organizuar nga vetë Kryeministri Rama në kuadër të Vitit të Skënderbeut, eventi mori jetë falë bashkëpunimit me institucione te kultures ne vend dhe me koleksionistët privatë që kontribuan në realizimin e tij.

Muzeu do të mund të vizitohet falas nga vizitorët, prej ditës së nesërme, ora 19.30 me 22.00 të mbrëmjes si dhe të mërkurën e të enjten, nga ora 10.00 me 22.00 të mbrëmjes.
e1757b19-aa0b-4614-91e0-145e346e71f8

d7896e2c-d7d1-4858-b8b7-1789b74d0ee2

c80b63cc-9bce-442d-92d4-99791872e4d8

b3a4c40a-bdd9-47ec-a66c-b03bdc576a55 (1)

b3a4c40a-bdd9-47ec-a66c-b03bdc576a55

a75e6342-6cd6-44d4-b4ee-21a40f654c3a

5529677d-7f46-4de7-ae85-54f574b57731

464562e7-e41a-4ab3-b09f-d9741c12b1fe

07336a75-c101-4ead-84ba-86a4df96bf9c

430fc886-f4b5-4764-860b-8153e54b2eba

36f6d2d7-46fd-44e7-a2c9-379877f5a73b

2a2c0472-37db-401b-9ef8-1a934dbaa568

0cd30824-1136-4782-8ede-a671f105463c

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: