DURRËS
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Gazetarja e “BalkanWeb”, Klodiana Haxhiaj raporton se një 25-vjeçar është përplasur për vdekje nga një autobus pranë vendit të quajtur “Ura e Dajlanit”. Pas përplasjes së parë, i riu është marrë zvarrë për disa metra nga një automjet tjetër.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.10.2019, rreth orëns 20:10, në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të një karburanti, në Shkozet, shtetasi P.T, duke drejtuar një mjet autobus tip “Skania” është përplasur me motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B, 25 vjeç, banues ne lagjen nr 15 Durres i cili ka gjetur vdekjen.
Nga kqyrja e kamerave dhe veprimet paraprake rezulton se drejtuesi i motorit si pasojë e përplasjes nga autobusi është përplasur edhe me një mjet tjetër i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja. Ndërsa motorri është gjetur në vendngjarje poshtë autobusit. Po punohet për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes .