PSG festoi me trofe fundin e sezonit në Francë, ndërsa drejtuesit e klubit po përgatiten për revolucionin e radhës. Nga Parisi u larguan Leo Messi dhe Sergio Ramos, të njëjtin fat pritet të ketë edhe trajneri Galtier pasi gjithçka nis nga pankina, nga trajneri i ri.

“Ofensiva e madhe”, shkruan L’Eqipe në faqen e parë, duke iu referuar planit të Al Khelaifit për stafin e ri. Bosi i PSG ka përzgjedhur Julian Nagelsmann si timonierin e ri.

Lequipe
Lequipe

Ish trajneri i Bayern Munich është kthyer në objektivin kryesor, ndërsa asistent i tij do të jetë një emër i madh i futbollit francez si Thierry Henry. Afrimi i parë pritet të jetë Marco Asensio. Sulmuesi spanjoll e mbylli me Real Madrid, largohet falas ndërsa në Paris e pret një kontratë 4-vjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: