Ditën e djeshme u shënua protesta e 34 qytetare kundër qeverisë, e cila mbushi sërish sheshin para Kryeministrisë dhe rrugët e kryeqytetit.
Që nga dita e parë ajo që e ka bërë të veçantë këtë protestë kanë qenë pankartat që ironizojnë dhe kritikojnë sistemin politik duke e bërë përgjegjës për situatën ekonomike të vështirë, shpopullimin apo plagë të tjera sociale.
Edhe ditën e djeshme qytetarët kanë thumbuar autoritetet për dhunën e përdorur nga plicia në protestën para Kuvendit.
Sot do të mbahet protestë e madhe kombëtare ku pritet që në kryeqytet të mbërrijnë një numër i lartë protestuesish nga diaspora.
