Pas afro 6 muaj hetim, bie në pranga ish-zyrtari i Komunës Shëngjin i akuzuar për tjetërsim pronash, aktualisht shef i sigurisë së portit në Shëngjin.

Agostin Gjini dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në ish-komunën Shëngjin, ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar një sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë.

Sipas burimeve, është shpallur në kërkim edhe përfituesi i tokës, shtetasi S.U.

“Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë ekzekutuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasin A. Gj., 56 vjeç, banues në Ishull Lezhë, për vepren penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’.
Ky person dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në Njësinë Administrative Shëngjin ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien para përgjegjësisë ligjore personave të tjerë te implikuar”, bën të ditur policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb