SHBA

Zac Efron dhe e dashura e tij australiane, Vanessa Valladares thuhet se janë ndarë pas vetëm pesë muajsh lidhje. 33-vjeçari, Zac dhe 25-vjeçarja, Vanessa, thuhet se u detyruan të ndaheshin për shkak të angazhimeve të punës së Zac, raporton “The Sun”.

Aktori ka nisur xhirimet për filmin “Gold” dhe distanca ka dëmtuar dashurinë e çiftit.

Lajmi erdhi menjëherë pasi u tha se Zac dhe Vanessa po kërkonin për të blerë dhe një shtëpi së bashku, në Australi, aty ku aktori thuhej se do të jetonte, pasi Valladares i vodhi zemrën.

Zac u detyrua të largohej nga Byron BAy në Adelaide për rolin që mori së fundmi në aktrim, në filmin “Gold”, prandaj distanca ka ndikuar shumë në marrëdhënien e tyre.

“Kur Zac vendosi që të vendosej në Australi, ai bleu edhe shtëpinë e parë bashkë me Vanessa-n. Puna e Zac dhe romanca në distancë për shkak se ai ishte i detyruar, me të vërtetë që kanë luajtur një rol të madh në marrëdhënien e tyre”,- tha një person i afërt me çiftin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: