Partia Demokratike deklaron se në Kurbin situata është e rëndë dhe ngordhin bagëtitë për shkak të përmbytjeve duke akuzuar pushtetin vendor se nuk reagon.

Sipas PD, shirat kanë përmbytur fshatrat në Kurbin, duke dëmtuar tokat pjellore dhe rrugët kryesore të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

“Banorët thonë se shtëpitë e tyre janë mbuluar nga uji dhe bagëtitë u kanë ngordhur, ndërsa pushteti vendor nuk ka asnjë reagim në lidhje me situatën”, deklaron PD.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: