TIRANË- Partia Demokratike ka paralajmëruar një protestë masive të shtunën, më 13 maj përpara kryeministrisë, ndërsa përveç deklaratave se do të jetë paqësore, nuk kanë munguar as tonet e larta dhe thirrjet për një Republikë të Re, që siç shprehet kryedemokrati Basha, e shënoi fitoren e saj të parë në Kavajë.

Por pavarësisht deklaratave, “BalkanWeb” mëson se Partia Demokratike ka thirrur një marins amerikan për t’ju ardhur në ndihmë. Fotoja e amerikanit u botua për herë të parë nga CityNews.

Burime nga PD konfirmojnë për BalkanWeb” se amerikani i quajtur Brandon i është bashkuar tashmë PD-së për organizimin e kësaj proteste dhe raportohet të ketë rolin e këshilluesit.

I kontaktuar nga PD-ja, Brandon mësohet se ka qënë edhe marins në Irak, ndërsa është parë disa herë edhe në selinë e PD-së, gjatë takimeve të ndryshme aty.

Kujtojmë që dje dhe pardje në selinë blu Basha është takuar me deputetët dhe kryesinë e PD, aleatët por edhe krerët e partisë në rrethe për të organizuar pikërisht tubimin më të madh, siç thonë, të organizuar ndonjëherë.

Porotesta pritet të nisë të shtunën në orën 12:00 dhe nuk dihet se sa do zgjasë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb